AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 16:11

Meksika regjistron rreth 6000 raste me Covid-19 në 24 orë

Meksika regjistron rreth 6000 raste me Covid-19 në 24 orë

Meksika ka regjistruar 5,928 raste të reja me Covid-19 të premten, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve në vend të shkojë në 549.734.

Ministria e shëndetësisë në vend raportoi gjithashtu 504 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke bërë që bilanci total i viktimave të rritet në 59,610, shkruan Abcnews.al.

Kujtojmë këtu se Meksika ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në botë, pas SHBA dhe Brazilit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Për sa i përket rasteve të konfirmuara, Meksika renditet e treta në Amerikën Latine, pas Brazilit dhe Perusë, po sipas JHU.