AKTUALITET, 12 Gusht 2021, 15:02

Rekord rastesh me Covid në 24 orë në Kosovë, mbi një mijë të prekur dhe dy viktima

Rekord rastesh me Covid në 24 orë në Kosovë, mbi një

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 6, 784 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1009 persona.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 82 persona janë shëruar.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 105,881 persona.