AKTUALITET, 12 Gusht 2021, 14:50

Aksident në Lushnjë, radhë kilometrike makinash përgjatë rrugës ku ndodhi përplasja

Aksident në Lushnjë, radhë kilometrike makinash

Një aksident është regjistruar në Savër të Lushnjës, duke shkaktuar radhë kilometrike makinash, në drejtim të Lushnjës dhe Fierit.

Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë parë nga afër aksidentin, makina tip “Toyota”, u përplas me një tjetër mjet që është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dëmtuarve në mjet, policia lejoi personin që i përplasi të largohen, e madje i hoqi dhe targat.

Automjeti tip “Toyota” me targa “AA373” teksa ka tentuar të kthejë në drejtim të fshatit Savër, është goditur nga një mjet tip “Benz”, që

sipas drejtuesit të “Toyotas”, ka tentuar të parakalojë me shpejtësi.