AKTUALITET, 12 Gusht 2021, 11:20

Trafiku “paralizon” autostradën Tiranë-Durrës, makinat nuk lëvizin për minuta të tëra

Trafiku “paralizon” autostradën Tiranë-Durrës,
Mëngjesin e sotëm automjetet në Tiranë krijuan radhe kilometrike duke u bllokuar në trafik për disa minuta me radhë. Zona te “Casa Italia” dhe autostrada Tiranë-Durrës ishin më problematiket. Situata ishte mjaft kaotike duke marrë parasysh temperaturat e larta. Kjo situatë e trafitut të shtuar në kryeqytet është përsëritëse dhe mjaft shqetësuese në këtë muaj të nxehtë vere. Në foton e mësipërme shihet se si makinat janë bllokuar dhe drejtuesit e pasagjerët janë tepër të irrituar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Fax News /Fax Web ?? (@faxnews.tv)