TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siçilia mund të jetë bërë vendi që ka shënuar këtë vit temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Europë.
Siç raporton SkyNews, edhe pse meteorologët nuk e kanë konfirmuar ende këtë gjë, në Sirakuzë, një qytet në bregdetin juglindor të ishullit italian, u regjistrua temperatura prej 48.8C të mërkurën, sipas meteorologëve vendas.
Ndërkohë që temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian është 48C, në Athinë në vitin 1977.
Temperatura rekord në Sicili ende nuk është konfirmuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila do të duhet të verifikojë regjistrimin që ajo të bëhet rekordi i ri evropian i temperaturës.