AKTUALITET, 3 Mars 2019, 08:49

Reklamoi fasadën, qytetarët “masakrojnë” kryebashkiakun Erion Veliaj: Shpenzim i panevojshëm parash!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, çdo ditë në rrjetet sociale propagandon punët që ka kryer bashkia, ku më të zakonshme janë mbjellja e pemëve, shtrimi i ndonjë trotuari apo dhe lyerja e fasadave.

Së fundmi në një postim në Facebook, Veliaj ka publikuar lyerjen e fasadës së një ndërtese në afërsi të Stadiumit Dinamo. Punimi është kryer nga piktori Eljan Tanini, i cili dikur protestonte kundër kruebashkiakut Erion Veliaj për betonizimin e Parkut tek Liqeni Artificial.

Por duket se “vepra” e Taninit në fasadën e ndërtesës nuk është pëlqyer aspak nga qytetarët, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me komente në postimin e kryebashkiakut.

Për cirk dhe për karnavale është super…po ajo ndërtesa me tulle kishte karakterin e vet dhe ti ja ke përdhunuar…”– shprehet një nga komentueset.

Një tjetër komentuese shkruan se: "Po nuk është fletore fëmijësh gati për tu ngjyrosur ajo ndërtesë mor zotëri . Krijoni një sistem të rregullt që të kënaq syrin me seriozitet jo kur t’ju shkrepet zogu hajt po “vizatojmë këtë pallatin”.

Ndërkaq një tjetër komentues shkruan: "Ishte shumë bukur, tani është bërë si kasollet arixhinjve! Mos vazhdoni ta shëmtoni Tiranën!"

Një shpenzim parash i panevojshëm”, shkruan një tjetër. “Katastrofë, më mirë siç ishte sesa zhgarravinat qesharake të Erjonkës!”- shkruan një komentues tjetër.