TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Arben Pëllumbi, Armando Subashi dhe Ilir Beqaj janë kandidatët burra të votuar për të qenë pjesë e kryesisë në Partisë Socialiste.
Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama por do duhet të merrte besimin e socialistëve për t’u rehabilituar edhe njëherë në PS.
Bushati ka qenë edhe kandidati më i votuar. Emrat e tjerë që kanë arritur të sigurojnë votëbesimin e kolegëve të tyre janë pjesë e gardës së vjetër të socialistëve të cilët nuk janë vendosur në asnjë post tjetër përveç kryesisë.
Ndërkohë gratë që u zgjodhën për të qenë pjesë e kryesisë janë : Belinda Balluku e cila rezultoi më e votuara mes kandidateve të tjera.
Ajo ndiqet nga Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli. Nga numërimi nuk ka mundur të zgjidhen në kryesi: Milva Ikonomi, Almira Gjembulla, Ermonela Fela dhe Klotilda Ferhati.
FITUESIT
GRATË
Belinda Balluku
Blerina Gjylameti
Evis Kushi
Mimi Kodheli
Ogera Manastirliu
Olta Xhaçka
BURRAT
Arben Pëllumbi
Armando Subashi
Erion Braçe
Ditmir Bushati
Ilir Beqaj
Pandeli Majko