AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 12:12

Lindita Nikolla reagon pas propozimit për të kryesuar Kuvendin: Do të përpiqem të përmbush detyrën e kryetarit

Lindita Nikolla reagon pas propozimit për të kryesuar Kuvendin: Do

Lindita Nikolla është prononcuar menjëherë për mediat pasi mësoi lajmin se do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.

Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

Ajo thotë se është e mbushur me përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës.

“Do të punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën.

E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time”,- tha Nikolla.