AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 14:07

Rama i jep një shans edhe Ditmir Bushatit, ja roli që do të ketë në PS

Rama i jep një shans edhe Ditmir Bushatit, ja roli që do të


Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një post të ri, ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi këtë të fundit e largoi nga posti i ministrit, drejtuesit politik në Shkodër dhe e la jashtë listave të PS-së.

Bushati do jetë si pedagog në Akademinë e PS-së, ai sipas Ramës do të jetë pjesë e profesorëve që do të japin mësime për të rinjtë që dëshirojnë të aderojnë në selinë rozë.

Veç Ditmir Bushatit në Akademinë e PS-së do të jenë Servet Pëllumbi, Et’hem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku dhe disa ekspertë të huaj.

Vetë Ditmir Bushati tha se shpreson që zgjidhet në kryesinë e PS-së dhe të vazhdojë të japë kontribute.

“Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë dhe shpresoj që të zgjidhem e të vazhdoj kontributin tim për PS pavarësisht…

Kam përshtypjen që në fjalën e tij kryetari i PS e theksoi që ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do fillojë nga PS”, tha Bushati.