AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 13:20

Mori dy poste në parti, reagon për herë të parë Damian Gjiknuri: Sfidë e madhe për mua

Mori dy poste në parti, reagon për herë të parë Damian


Përgjegjësi dhe sfidë të madhe e ka cilësuar Damian Gjiknuri detyrën e tij të re si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por edhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Dy postet, Gjiknuri ia ka marrë Taulant Ballës, ndërsa në një prononcim për mediat u shpreh se do të çojë përpara punën e mirë që është bërë në këtë qark. I pyetur nëse priste poste ministrore, ai tha se nuk ndjen shqetësim për pozicione të tilla.

“Është një detyrë e vështirë. Do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara atë punë të mirë që është nisur. Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pas lidhjet e mia me Vlorën dhe aty kam pas rezultat të shkëlqyer.

Nuk ka rëndësi pozicioni, është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Kjo është një pritshmëri e mirë edhe për mua, nuk kam asnjë shqetësim,” tha Gjiknuri.