TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi luan nesër ndaj skuadrës së Malmo, në radhët e të cilës do të luajë titullar një emër i cili ka qarkulluar shpesh në zyrat e FSHF-së, mesfushori Erdal Rakip. Futbollisti ka qenë deri një vit më parë në bisedime për t’iu bashkuar kuqezinjve, por më pas vendosi që të refuzonte mundësinë për të veshur fanellën kuqezi, duke pritur një ftesë që ende nuk i ka mbërritur nga Suedia.
Tashmë, 25-vjeçari do të ketë mundësinë që të tregojë veten në arenën më të rëndësishme të futbollit europian, në Ligën e Kampioneve, me një duel ndaj bardhezinjve kundër të cilëve pat spikatur edhe në fillimet e karrierës së tij. Pikërisht ajo eksperiencë i dha emër në arnën ndërkombëtare, pasi ishte një adoleshent, në vitin 2014. Ndeshje të cilën Rakip e ka kujtuar në një intervistë në Suedi.
“E kujtoj ende atë eksperiencë, do të jetë argëtuese të përballem përsëri me Juventusin. Në atë periudhë isha shumë i ri, ishte një eksperiencë ”uau”. Juventusi është ende një klub i madh, por tani e përballoj ndeshjen në mënyrë të ndryshme, tani zbres në fushë për të bërë pikë. Gjatë asaj ndeshje ndërrova fanellën me Pol Pogba.
A do të më kërkojë fanellën ndonjë i Juves? Ndoshta… varet nga mënyra se si do të luaj. Jemi të bindur që mund të sfidojmë në maksimum Juventusin. Këtu, në shtëpi, jemi të fortë, mund të mposhtim thuajse të gjithë skuadrat në stadiumin tonë”, tha futbollisti me origjinë shqiptare.