SPORT, 13 Shtator 2021, 23:03

FOTO/ “Ibrakadabrra” magjeps botën e futbollit, veprimi i Zlatan është i një tjetër niveli


Milani mori një fitore të madhe 2-0 përballë Lacios duke siguruar  triumfin e tretë radhazi në këtë start të Serisë A.

Por ajo që ishte më e vlefshmja për kuqezinjtë, ishte rikthimi në fushë i sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç. Shtatlarti suedez u kthye nga një mungesë e gjatë që prej muajit maj ku pësoi një dëmtim në gju. Ibra u bë menjëherë protagonist duke shënuar dhe golin e dytë të kuqezinjve që mposhtën një rival direkt në kampionat.

Por në rrjetet sociale është bërë virale një foto e Ibrës gjatë një dueli me Luis Alberton. 39-vjeçari njihet për veprimet e tij akrobatike dhe kësaj radhe nuk nguroi të regjistronte një të tillë, duke ngritur këmbën në një pozicion thuajse të pamundur për përmasat e tij trupore.

Ky gjest i Ibrës është bërë viral duke treguar dhe një herë ambiciet e pafundme të suedezit i cili çdo herë arrin të bëhet protagonist në fushë.