TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita e Bashkuar nuk është kundër diskutimeve të çështjeve të tjera përtej atyre të marrëveshjes së 5 qershorit. Këtë ka deklaruar sot nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së Këshillit Politik. Por diskutimet duhet të bëhen vetëm në tryezën e Këshillit me gjithëpërfshirje e konsensus dhe pa trysninë e faktit të kryer.
Bylykbashi akuzoi maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi “duan pazare me dyer të mbyllura”.
Bylykbashi: Opozita sic kish deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që përfshihet ën rekomandimet e OSBE -ODIHR në pikën 11 për shitblerjen e votës presionin mbi zgjedhësit abuzimet me burimet shtetërore e tjetër vepër penale që dëmton zgjedhjet.
U dakordësua dhe është e detyrueshme për parlamentin për ta miratuar pa ndryshime sic është rënë dakort më 14 janar dhe 5 qershor, ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime.
Është dhe një element tjetër, depolitizimi i administratës zgjedhore, në të ardhmen pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e vendore, administrata duhet te jetë mikse dhe vendimmarrësit s’do jenë politikë por të përcaktuar jashtë politikës.
Partitë pol do kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit, detyrë që këshilli politik ende duhet ta përmbushë pas diskutimeve dhe mbi bazën e marrëveshjes.
Cdo veprim i njëanshëm që sic e thonë sot dhe partnerët ndërkombëtarë, minon e nxjerr nga shinat arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit e produktin e saj, është i papranueshëm e nuk është për diskuitim përvecse në këshillin politik me gjithëpërfshirje e konsensus.
Petrit Vasili: Cështje tjetër është ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me listat e hapura, opinioni publik duhet ta dijë që propozimi fakt i kryer është depozituar vetëm para 2 ditësh në tavolinën e këshillit politik e ku diskutimi është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh.
Nëse për kodin elektoral u deshën mbi 6 muaj kërkohet që kushtetuta e vendit të ndryshohet vetëm për 6 ditë.
Këshilli Politik është i vetmi forum gjithëpërfshirës që diskutohen edhe këtë cështje jo në logjikën e faktit të kryer e jo për 6 ditë.
Ndryshime për të cilat ska nevojë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, janë ndryshime që duan ti japin shqiptarëve atë mundësi zgjedhore që do donin por do i zgjidhnin vete.
Opozita në këshill mbetet e palëkundur që të diskutojmë cdo cështje, duke përfunduar 5 qershorin me cdo cështje por pa logjikën e faktit të kryer pa trysninë e imponimit dhe ta vendosi populli.
Sn në emër të vullnetit të popullit flasin hajdutët e votave të popullit të certifikuar si të tillë”.