AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 18:58

Damian Gjiknuri: Opozita nuk është e gatshme për dialog me ne!

Damian Gjiknuri: Opozita nuk është e gatshme për dialog me ne!

Pas përfundimit të mbledhje së Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri u shpreh se ishin të gatshëm të vazhdonin diskutimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese, por sipas tij opozita nuk është shprehur e gatshme.

Pëlqimi ishte dhënë me kohë në lidhje me të gjitha paketat. Unë propozova që edhe në vazhdën e takimeve të vazhdonin diskutime për ndryshimet kushtetuese që mundëson hapjen e listave. Thirrja jonë dhe e presidentit të Republikës ka qenë të ketë dialog.

Edhe sot tentuam të vazhdonim dialogun. Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim dhe në këto kushte procesi vazhdon. Ky është qëndrimi i tyre dhe ne menduam që në përgjigje të të gjithë partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte forum shumë i mirë, por megjithatë kjo mbetet zgjidhja e tyre”, tha Gjiknuri.