TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka konfirmuar lajmin se futbollisti Mariano Diaz është infektuar me Covid-19.
Me anë të faqes zyrtare kampionët e Spanjës njoftuan se Diaz është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është i izoluar në shtëpinë e tij.
“Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitivë.
Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij”, shkruhet në njoftim.
Ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare sulmuesi 27-vjeçar nuk ka qenë në stërvitje ditën e sotme me skuadrën si dhe nuk ka pasur kontakte të afërta me ekipin e futbollit që nga java e kaluar.