SPORT, 26 Korrik 2020, 20:43

Lecce nuk përfiton, Bologna e mposht në shtesë

Lecce nuk përfiton, Bologna e mposht në shtesë

Bologna i jep shtysën e fundit Lecces drejt Serisë B. Skuadra e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic nuk e kurseu kundërshtarin puljez në “Dall’Ara”, ku e mposhti me rezultatin 3-2, me golin e fitores të shënuar në kohën shtesë.

Lecce u trondit pa u nxehur mirë muskujt, teksa pësoi dy gola të shpejtë në minutat 2’ dhe 5’ me autorë Palacion dhe Sorianon. Puljezët e morën veten me kalimin e minutave derisa në shtesën e pjesë së parë shkurtoi diferencën në 2-1 me Mancosu.

Edhe në pjesën e dytë, e diktuar nga rezultati, Lecce kërkoi me ngulm rezultatin e në minutën e 66-të barazoi me Falcon, por atëherë kur i duhej goli i përmbysjes së madhe u ndëshkua nga Barrow në minutën e tretë shtesë. Me këtë disfatë, Lecce mbetet -4 pikë nga Genoa, kur kanë mbetur dy javët e fundit të Serisë A.