SPORT, 25 Korrik 2020, 23:29

Lukaku dhe Sanchez mposhtin Genoan dhe i japin vendin e dytë Interit

Lukaku dhe Sanchez mposhtin Genoan dhe i japin vendin e dytë Interit

Interi rikthehet në vendin e dytë në Serinë A. Skuadra zikaltër mposhti 3-0 Genoan në “Luiggi Ferraris” dhe parakalon Atalantën në renditje në javën e 36-të të kampionatit. Skuadra e Contes mori pikët e plotë në Gjenovë falë golave të shënuar nga sulmuesit e saj më në formë për momentin, Lukaku dhe Sanchez.

Golin e parë të takimit, futbollisti belg e shënoi me kokë në minutën e 34-t, pas krosimit të Biraghit, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Perin. Tetë minuta para fundit të kohës së rregullit Sanchez dyfishoi rezultatin, ndërsa në shtesë Lukaku gjeti golin e dytë personal, pasi një kundërsulmi të shpejtë, duke shmangur dy mbrojtës e mposhtur me lehtësi portierin Perin.

Kjo humbje e Genoas motivon edhe më shumë Leccen (ka katër pikë më pak se gjenovezët), e cila luan në transfertë me Bolognan.