SPORT, 26 Korrik 2020, 22:22

“Teknik dhe plot personalitet, ja ku me bindi”, Reja thur elozhe për Kumbullën

“Teknik dhe plot personalitet, ja ku me bindi”, Reja thur elozhe

Elozhet për Marash Kumbullën nuk kanë fund. Edoardo Reja është ndalur te cilësitë e mbrojtësit 20-vjeçar, i cili do të largohet nga Hellas Verona në fund të sezonit.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, gjatë një prononcimi për të përditshmen L’Arena, citon disa nga cilësitë më të mira të qendërmbrojtësit nga Malësia e Madhe.

Ai është një futbollist me perspektivë të shkëlqyer, e pret një e ardhme super. Zotëron teknikë dhe personalitet, unë e konsideroj që tani një lojtar të madh.

Ai është i kompletuar nga çdo këndvështrim i mundshëm dhe mendon vetëm të luajë futboll. Kjo është shumë e rëndësishme. Napoli e kishte arritur akordin me të, por Kumbulla preferoi të priste, sepse nuk ndihej gati.

Aty e kuptova që ai e ka mendjen në vend. E di që është i ri dhe ka nevojë të gjejë ekipin e duhur për të pasur mundësinë të luajë dhe të rritet“, deklaron trajneri i kombëtares kuqezi.