TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani ishte padyshim klubi i goditur më rëndë nga Covid-19 në vendin tonë.
Te klubi i kuq u konfirmuan plot pesë lojtarë të infektuar, të cilët u izoluan menjëherë në banesat e tyre. Në ditët e kaluara klubi i kuq bëri me dije se Dejan Boldor, Besnik Ferati, Esat Mala dhe Kristi Kote e kanë mundur virusin dhe kanë rezultuar negativë pas testit të dyfishtë të tamponit sipas procedurave të ISHP-së.
Sot klubi i Partizanit njofton se lojtari i fundit i mbetur në karantinë, Erald Çinari, gjithashtu e ka kaluar sëmundjen dhe ka rezultuar negativ në testin e bërë ditën e sotme.
Pas këtij lajmi klubi i kuq pastrohet nga koronavirusi dhe mund të luajë i qetë ndeshjen e fundit e më pas të nisë përgatitjet për sezonin e ri, pas një pushimi të shkurtër.
Deklarata e Partizanit:
FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ.
Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen, duke dalë negativ.