TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin se mjeku Arjan Pushi ka ndërruar jetë te spitali Infektiv.
“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaron ministria.
Ndërkohë, pak minuta më parë mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Tushi ka ndërruar jetë teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv.
Ai shkruan se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.
“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madh në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.
Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni
