TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit për të vënë në pranga presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve lidhur me sulmin me dron që vråu gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.
Lajmin e ka konfirmuar një prokuror lokal të hënën.
Ndërsa Trump nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi, akuzat vënë edhe një herë në pah tensionet e ngritura mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara qëkur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.
Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr u shpreh se Trump dhe më shumë se 30 persona të tjerë, të cilët Irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vråu gjeneralin Qassem Soleimani në Bagdad, përballen me akuza për ‘vråsje dhe tērrorizëm,’ raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Alqasimehr nuk identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë çështjen edhe pasi mandati i Trump të ketë përfunduar.