AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 16:26

Rama pa maskë në Kuvendin e Kosovës, takohet me Vjosa Osmanin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç vihet re edhe nga fotoja e mësipërme, në Kuvend, të vetmit pa maskë janë Rama dhe këshilltari i tij. Pas Osmanit, Rama do të shkojë në takim me homologun e tij, kryeministrin Avdullah Hoti.

Pak orë më parë, përmes një postimi në Twitter, Rama sqaroi arsyen e vizitës së tij dyditore:

“???? NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”