TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë do ta takojë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në një agjendë të tijën të publikuar nga mediat, takimi me Kurtin nuk ka qenë i paralajmëruar.
Burime të gazetës ‘Koha’ kanë bërë të ditur se Rama do ta takojë sot Kurtin në selinë e LVV-së, në orën 17:00.
Rama të hënën ka nisur vizitën e tij në Kosovë. Ai pritet të takohet me udhëheqësit e vendit si dhe me liderët e partive.
Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.
Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.
Takimi me Thaçin është caktuar në orën 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.