AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 11:50

E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë protestën

E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestësn.

Marka është detyruar të pohojë se i ka ndërruar disa herë bindjen politike në vite dhe tanimë e ka ndarë mendjen të kontribuojë jo më në to, por në një organizatë.

“Në 1992 kam qenë 12 vjeç;  nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcon idealet. Unë kam shumë ideale, por ajo  nuk është partiake, është ajo që kanë studentët: arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë.

Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, por jam krenar që jam pjesë e saj.

Unë kam protestuar kundër Veliajt, ndërsa ne na akuzojnë se jemi vegël e tij.

Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem?!

Do të flisja për problemet e universitetit. Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin”. 

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/taniii.mp4"][/video]