TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9 gusht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, ku dyshohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me iniciale O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Pas ngjarjes, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.