LIFESTYLE, 12 Mars 2018, 15:13

Rea Nuhu, talenti i zbuluar nga Kastro Zizo, në një lidhje me këngëtarin shqiptar

Rea Nuhu, talenti i zbuluar nga Kastro Zizo, në një lidhje me

Rea Nuhu u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”. 17-vjeçarja erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo me këngën “Pa faj”, dhe me zërin e saj i bëri të gjithë për vete.

E konsideruar si një talent i zbuluar nga Kastro Zizo, që pas pjesëmarjes në “Kënga Magjike” Rea tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare.

Së fundmi Rea është shfaqur së bashku me këngëtarin Henri në emisionin “Jo vetëm modë” teksa ai po jepte një intervistë ku rrëfeu se ishte pjesë e grupit të muzikës rok “Bulzat”, i krijuar nga Bojken Lako.

“Ne jemi njohur nga Ritfesti, kemi qenë të dy pjesëmarrës dhe finalistë, u bëmë një grup i madh shoqëror dhe nga gjithë ky grup, vetëm unë me Henrin mbetëm miq kaq të afërt”, u shpreh Rea gjatë intervistës.

Këngëtarja simpatike zbuloi gjithashtu se së shpejti ajo dhe Henri mund të vijnë së bashku me një këngë.

[gallery ids="79633,79630,79632,79629"]