TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çështja e mandatit të Rehovicës, u shqyrtua e para në mbledhjen që vazhdon në KQZ. Përfaqësuesi politik i PD pranë këtij institucioni kërkoi që ti hiqet mandati deputetit të LSI, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, por pas debatesh të ashpëra u hodh në votim propozimi i anëtarit të KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi që t'i kërkohen organit të akuzës sqarime rreth dosjes se deputetit të LSI.
Pas votimit fitoi propozimi i Veleshnjës, me 4 vota pro (PS-LSI) dhe dy kundër nga përfaqësuesit e PD-së. PS dhe LSI votuan në një linjë politike për Rehovicën, duke i hapur kështu rrugë, (siç edhe ndodhi), po me bashkim votash, edhe rikthimit të çështjes së mandatit të Aqif Rakipit në organin e akuzës, “për më shumë sqarime”.