TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar sot se shumë shpejt vaksinimi anti Covid do të bëhet i detyruar për disa kategori personash.
“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin.
Do të nisim shumë shpejt zbatimin e një plani për kalimin në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Ne do e bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, u shpreh ministrja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Sakaq, ministrja theksoi se plani i masave për përballimin e situatës së vjeshtë dimrit është gati.