AKTUALITET, 8 Gusht 2018, 19:42

Raporti i Standart & Poors, Vasili ironizon Ramën: Shkëlqen me injorancën e tij

Raporti i Standart & Poors, Vasili ironizon Ramën: Shkëlqen me

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke komentuar raportin e Standart & Poors thotë se kryeministri shkëlqen me injorancën e tij.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se Rama nuk kupton asgjë por thotë përmendësh atë që i thonë ministrat.

“Edhe per vleresimin e Standart & Poors prap e tallen dhe ai i varferi e shkruajti ne FB gjithe qejf,” shkruan kreu i grupit te LSI.

Statusi i plote

Kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij !!!

Kryeministri dihet tashme nga te gjithe qe nuk kupton hicgje dhe thote permendesh ato qe i thone ministrat.

Keta te fundit ja kane marre doren dhe bejne sikur i japin sihariqe dhe ky papagalloset dhe i perserit gjithe qejf.

Edhe per vleresimin e Standart & Poors prap e tallen dhe ai i varferi e shkruajti ne FB gjithe qejf.

Ne nuk duam ta tallim kryeministrin ndaj me qe te pakten shkrim e kendim di, le ta lexoje vete çfare thote Standart & Poors:

“Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria” deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë.

E ka fjalen Standart & Poors per koncesionet apo per piramiden hajdute financiare te qeverise,qe drejton kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij.