AKTUALITET, 8 Gusht 2018, 17:15

Qëlloi gruan e më pas veten, të shtëna me armë në një spital në SHBA

Qëlloi gruan e më pas veten, të shtëna me armë në
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një spital në SHBA.

Sipas raportimeve të para të mediave lokale: policia po i përgjigjet të shtënave në Qendrën Mjekësore të Westchester në Valhalla, Nju Jork.

Të shtënat u shënuan në katin e katërt të spitalit ku ndodhet Njësia e Kujdesit Intensiv, raportoi një gazetar i medias lokale “LoHud”.

“Unë erdha në spital dhe u njoftova nga personeli tjetër i spitalit se ata ishin evakuuar dhe se kishte me sa duket një person që ka qëlluar me armë zjarri në katin e katërt të spitalit”, tha për “LoHud”, punonjësi i Qendrës Mjekësore të Westchester, Jaime Kuhn.

“New York Daily News” raportoi se një person qëlloi gruan e tij e më pas veten. Megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar nga autoritet.

Valhalla, që ka një popullsi prej 3.000 banorësh, ndodhet 48 kilometra në veri të qendrës së Manhattan-it.<