TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ndarja e Kosovës do të shkundë dy shtete të tjera në Ballkan, pesë shtete të BE-së dhe disa fuqitë e mëdha botërore”, është artikulli i publikuar nga media ruse “Sputnik” këtë të martë.
Analisti Zheljko Cvijanoviç vlerëson se: nëse do të ketë një standard të ri për Kosovën, do të ketë ndarje edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Maqedoni.
Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, tha për televizionin që mbulon të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, N1, se spekulimet në lidhje me ndarjen e Kosovës nuk tërheqin shumë vëmendje në Uashington, por paralajmëroi se një ndryshim i mundshëm në kufijve të Kosovës hap “Kutinë e Pandorës” dhe në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vende të tjera të botës.
Serwer tha se nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë shtete demokratike si dhe anëtarët e BE-së, nuk sheh arsye pse komunitetet pakicë nuk do të qëndrojnë aty ku janë – në kufijtë ekzistues.
“Gjithçka tjetër do të ishte një shkelje të kufijve. Duke vepruar kështu atëherë ‘diga e Kosovës’ do të çahej dhe do të merrte shumë territore më vete”, tha analisti amerikan.
Analisti i Sputnik-ut, Zeljko Cvijanoviç megjithatë thekson se vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ka gjasa që të ndryshojnë qëndrim.
“Por edhe Kina tani nuk po tregohet shumë ortodokse për Kosovën. Madje Turqia ia ka kërkuar hapur njohjen dhe Pekini e Ankaraja po bëhen gjithnjë e më shumë miq të afërt”, thotë Zeljko Cvijanoviç.
Megjithatë ai beson se presidenti amerikan Donald Trump nuk do ta miratojë ndarjen e Kosovës.
“Trump nuk mund të thoshte publikisht për momentin se administrata e tij e ka lënë pas dore Kosovën. Pse? Sepse gjithçka filloi në Kosovë. Trump mund të thotë: le ta mbajmë këtë Kosovë të qetë, sepse ndryshe na çon në probleme të mëtejshme. Kjo është vrima e vogël që hap shpresë për Serbinë, se ai do të kërkojë një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Natyrisht, do të ishte graduale, e ngadalshme, do të vazhdonte për disa periudha. Por unë besoj se është e mundur që diçka e tillë”, përfundon Cvijanoviç.