AKTUALITET, 8 Gusht 2018, 18:31

Çmenduri me çmimet në Sarandë, një pije freskuese me kanaçe 350 lek

Mungesa e turistëve në jug të vendit duket se ka ardhur nga papërgjegjshmëria e vetë pronarëve të lokaleve apo hoteleve. Janë me dhjetëra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi.

Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një pije freskuese kanaçe që në dyqan kushton 60 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Butrint kushton 350 lek.

Çmimet e larta kanë irituar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë.