TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, deklaroi për emisionin Çim Peka LIVE se nuk janë pesë vende kundër nisjes së negociatave me Shqipërinë, por dhjetë.
Ajo tha se bëhet fjalë për ato vende që kundërshtuan nisjen e negociatave në kohën kur foli presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është artikuluar edhe më parë, por jo zyrtarisht. Është bërë e qartë se Maqedonia ishte shumë afër hapjes së negociatave, kurse Shqipërinë e pengonin parakushtet, që duhet të plotësohen përpara hapjes zyrtare të negociatave,” tha ajo.
“Sot, me draft-konkluzionet e ambasadorëve, kemi parë një dominim të vendeve që janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Bëhet fjalë për pesë nga gjashtë kushte. Sot është provuar se ky grupim nuk është vetëm pesë vende, por janë më shumë. Por kemi një grupim prej rreth dhjetë vendesh, të cilit i është referuar presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ne sot shohim që këto shtete janë të forta në qëndrimet e tyre, dominojnë dhe në draft ku janë përfshirë të gjitha parakushtet që ato mendojnë se nuk janë plotësuar nga Shqipëria,” tha Zykaj.
Zykaj shtoi se tani kryekusht për Shqipërinë, është reforma zgjedhore.
“Reforma zgjedhore veçohet nga kushtet e tjera dhe është e para prej tyre. Është kushti i parë dhe është rrethuar nga parakushtet e tjera, çka tregon se i japin një rëndësi thelbësore reformës zgjedhore. Nuk e kishin këtë në draftin e parë. Reforma zgjedhore ka qenë gjithmonë kusht, por tani ka kaluar në vendin e parë si shqetësim,” tha ajo.