TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka dhënë mëngjesin e sotëm detaje rreth zjarrit tragjik që ra në një spital Covid në Tetovë. Sipas asaj që thuhet në një njoftim për mediat, deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa sqarohet se mes tyre nuk ka staf mjekësor.
Për shkak të djegieve të rënda, njoftohet se për disa nga viktimat do duhet bërja e analizave të ADN-së për t’i identifikuar.
“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë.
Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.
Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.”
Ndërkohë spitali i COVID-19 në Tetovë ka rezultuar me gabime infrastrukturore. Ditën e djeshme spitali u përfshi nga flakët dhe i mori jetën 14 pacientëve.
Në mesin e muajit prill ky spital ka pasur gabime ndërtimi në dysheme. Me furnizimin me ujë dhe rrymë elektrike ka qenë shumë mirë, por që atëhere është dhënë alarmi për gabimet të cilat konsideroheshin të vogla.
Ndërkohë nga tragjedia në Tetovë ka dhe lajme të mira. 12 pacientë janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur.
Mediat maqedonase shkruajnë se pacientët e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup.
Për ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe kryeministri Zaev, i cili gjithashtu ka qenë i pranishëm në vendngjarje,por edhe zv kryeministri Grubi si dhe Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi .
Pas tragjedisë së djeshme kanë shprehur ngushëllime edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti .
[gallery ids="565051,565052,565053,565054,565055,565056,565057"]