AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 10:51

Zjarri në spitalin Covid, Këshilli i Komunës së Tetovës propozon tri ditë zie për 14 viktimat

Zjarri në spitalin Covid, Këshilli i Komunës së Tetovës

Këshilli i Komunës së Tetovës është duke mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas zjarrit që ra në Spitalin Modular Covid.

Mediat në vend raportojnë se do të shqyrtohet propozimi me rend dite për shpalljen e tri ditëve ditë zie në këtë komunë në nder të viktimave.

“Propozim-vendim për shpalljen e 9, 10 dhe 11 shtatorit 2021 ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të personave që kanë humbur jetën në zjarrin me datë 0809.2021”, thuhet në propozim.

Kujtojmë se në momentin që ra zjarri, në spitalin modular po merrnin trajtim 26 pacientë.

Prej tyre, 14 nuk mundën të mbijetonin dhe 12 kanë përfunduar në spital. Stafi mjekësor ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se komuna do të ofrojë ndihmë për të gjitha familjet e prekura.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi.

Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qytetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë.

Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën tre ditë zie. Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura.

Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet”, shpjegoi Arifi.