Desktop - General - 1
AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 11:49

14 persona humbën jetën, zjarri në spitalin e Tetovës u ndihmua nga shpërthimi i një bombole oksigjeni

14 persona humbën jetën, zjarri në spitalin e Tetovës u

Sipas gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, u deshën vetëm 20 minuta që Spitali Modular Covid në Tetove të shkrumbohej.

Dhe, mesa duket përhapjen e tij e ka ndihmuar edhe shpërthimi i një bombole oksigjeni. Lajmin e bëri të ditur komandanti i Njësitit të kundër zjarrit, Uka Aliti në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, përpara se të arrinin në vendin e ngjarjes ekipet e zjarrfikëses, ka ndodhur një shpërthim.

“Para se të arrijmë ne ka pasur një shpërthim. Vetëm një shpërthim është dëgjuar. Nga ai shpërthim i bombolës me oksigjen… Meqë oksigjeni nuk digjet, mirëpo nga ai shpërthim i bombolës, meqë oksigjeni i ndihmon zjarrit dhe ai zmadhohet. ”

Sipas raportimeve zjarri është shuar në më pak se gjysmë ore nga mbërritja e zjarrfikësve por dëmi që u bë ishte i madh. Të paktën 14 persona humbën jetën.