AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 10:30

Në zyrë me Fatos Tushen kur u arrestua, KPK shkarkon prokurorin Arben Dyla, pikëpyetjet për pasurinë

Në zyrë me Fatos Tushen kur u arrestua, KPK shkarkon prokurorin Arben

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla.

Prokuroria, i cili u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në momentin që policia e arrestoi me urdhër të SPAK pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës, rezulton të jetë hetuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë.

Trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit. Sipas Komisionit prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh.

Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

Ndërsa, u ngritën pikëpyetje lidhur me burimin e parave, Dyla deklaroi pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Prokurori i kundërshtoi gjetjet e komisionit dhe kërkoi rihapje të hetimit administrativ, ndërsa këmbënguli që të hetohej edhe në dy kriteret e tjera.