TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi ditën e sotme se pavarësisht rritjes së shifrave nga data 1 qershor do të vazhdojë plani i hapjes ashtu si ishte vendosur.
Megjithatë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe bizneset.
Kështu, hapur gjatë fundjavës do të jenë edhe lokalet me ambiente të hapura jashtë. Por, në postim shtohet se dalja nga zonat e kuqe vazhdon të jetë e ndaluar deri në të hënën.
Postimi në Facebook:
JA SESI DO HAPEMI NGA 1 QERSHORI DHE ÇFARË MBETET ENDE MBYLLUR NË NORMALITETIN E RI
?? KJO FUNDJAVË DO TË JETË E LIRË PËR QYTETARËT DHE BIZNESET HAPUR, PËRFSHIRË EDHE LOKALET (JASHTË) APO PLAZHET VETËM PËR BANORËT E QYTETEVE BREGDETARE, NDËRSA DALJA NGA ZONAT E KUQE E NDALUAR DERI TË HËNËN?