AKTUALITET, 24 Maj 2020, 20:40

Rama tregon çdo të ndodhë me plazhet: Nga 1 qershori hapen kufijtë

Rama tregon çdo të ndodhë me plazhet: Nga 1 qershori hapen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga masat që ndryshojnë nga 1 qershori.

“Nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët për të gjithë shqiptarët me pasaportë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në 1 qershor do të hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.

Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava do të mbetet pa makina, edhe dy fundjava të tjera për t'u kthyer në tetor deri në mars të vitit të ardhshëm.

Deri në fund të muajit do të kemi një platformë për hapjen pjesë – pjesë të transportit publik” – tha Rama në një video në FB ulur poshtë ullirit të tij në Surrel.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/295310284816618/