AKTUALITET, 11 Mars 2020, 13:53

Rama thirrje popullit: Shihni sa më pak lajme dhe aspak debate televizive, ku ka komente idioteske!

Rama thirrje popullit: Shihni sa më pak lajme dhe aspak debate televizive,

Kryeministri Edi Rama, vijon të bëjë deklarata të paprecedenta, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

Rama ka shënjestruar sërish mediat, me të cilat ka një "luftë" të përhershme. Kryeministri i ka bërë thirrje qytetarëve të mos shohin lajme dhe të mos ndjekin debate televizve, sepse aty, sipas tij, bëhen komente "idioteske".

Me sa duket kryeministri ka harruar që Ministrja e tij e Shëndetësisë, ka parakaluar në të gjithë emisionet e mbrëmjes për të folur.

Kjo është hera e parë që një kryeministër i bën thirrje popullit, të mos ndjekin lajmet, por të ndjekin informacionet zyrtare, të cilat ironikisht transmetohen në lajme dhe në televizionet informative.

/TPZ.al/

VIDEO:

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/edi-rama-lajmet-.mp4"][/video]