AKTUALITET, 11 Mars 2020, 12:10

Berisha: Maskat e skaduara, krim i dyfishtë i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë

Berisha: Maskat e skaduara, krim i dyfishtë i Edvin Çekapit dhe


“Maskat e skaduara 9 vite më parë, turpi dhe faqja e zezë e Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë!- deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha dhe theksoi se ky rast përbën një krim të dyfishtë:

“Krim i dyfishtë sepse u shpërndanë të skaduara; sepse poshtërsisht kërkojnë t’i shesin si të çertifikuara. Lexoni mesazhin e mjekut dixhital,” shkruan Berisha në vijim.

“Maskat e spitalit per personelin, zoti Doktor.

I gjithë personeli ka vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me zërin me këto maska që kanë 9 vite të skaduara.

Turp. Ne të gjithë duhet urgjentisht të braktisim punën, por nuk e bëjmë sepse kemi bërë një betim për këtë profesion.

Turp, turp! Rrit rrogat me vijë të parë dhe vijë të dytë!

Ku ka këtu i parë dhe i dytë!

Të gjith ne bashkë me familjet tona jemi të rrezikuar për 300 -400 mijë lek rrogë.

I vraftë Zoti ishalla dhe ishalla kap të parin Kryeministrin bashke me Manastirliun!”