TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e Selami Simsek pranë zyrtarëve të Policisë se Shtetit, ku argumentoi kërkesën për azil politik në Shqipëri.
“Jam me arsim 8 klasë. Nuk jam gylenist dhe asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë partie politike. Xhaxhai im ka qenë gylenist dhe aktualisht po gjykohet në Turqi. Prandaj kam frikë të kthehem në vendin tim se mos përndiqem për shkak të tij”, – ka thënë Simsek.
Shtetasi turk që fitoi lirinë në Apel për akuzën e falsifikimit të vizave është përballur me një peripeci tjetër. Menjëherë pas daljes nga paraburgimi ai u shoqërua në Laprakë në Drejtorinë e Migracionit dhe Kufirit, ku paraqiti kërkesën për azil politik, menjëherë aty u njoftua se Simsek do të transferojë në qendrën e azil kërkuesve në Babrru.
Ai u transportua me një furgon të bardhë deri në qendër të Babrrusë, ku e priste babai i tij, i cili kishte ardhur enkas nga Turqia dhe ndodhej në praninë e një përkthyesi. Kur furgoni mbërriti te Qendra e Azil kërkuesve në Babrru u kthye pas pa dhënë asnjë shpjegim dhe për disa orë, familjarët por edhe avokati i tij nuk pati asnjë lidhje dhe asnjë kontakt me Selami Simsek.
Drejtoria e kufirit dhe emigracionit ka pohuar për News24 se Selmai Simsek është transferuar në qendrën e Kareçit në Vorë.
Mbetet për t’u parë vendimi që do të merret nga autoritetet shqiptare, nëse atij do t’i pranohet kërkesa për azil, apo do ketë fatin e mikut te tij, Harun Çelik, i cili sapo kapërceu pragun e 312 u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim.