AKTUALITET, 11 Mars 2020, 13:24

Rama lajmëron nxjerrjen në rrugë të Policisë dhe Ushtrisë: Do kontrollohet çdo makinë, 5 mijë euro gjobë kush thyen vetë-karantinimin

Rama lajmëron nxjerrjen në rrugë të Policisë dhe


Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake do të dalin nga dita e sotme në rrugë për të kontrolluar me postblloqe për persona që 14 ditët e fundit kanë ardhur nga Italia e Greqia, apo zona të prekura dhe që janë në rrugë kur ndërkohë duhet të ishin të vetëizoluar për shkak të koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot se të gjithë personat e kthyer nga Italia, nëse  nuk vetë-karantinohen dhe shkelin këtë rregull, do të gjobiten 5 mijë euro dhe nuk do të hyjë më kurrë në Itali.

Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpinë e tyre.

Nga sot do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëse s’do ketë paguar gjobën“. shpreh Rama.