AKTUALITET, 11 Mars 2020, 13:07

Rrëfimi i 26-vjeçares me koronavirus në Itali: Dy ditët e para më të rëndat, ja me çfarë po kurohem

Rrëfimi i 26-vjeçares me koronavirus në Itali: Dy ditët e


Temperaturë të lartë dhe ftohje. Kështu nisi karantina për Erikën, 26-vjeçaren nga Torino, që ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ndonëse e detyruar të qëndrojë në izolim total në një lidhje direkte me emisionin “Pomeriggo Cinque”, e reja tregon frikën e dy ditëve të para dhe jetës së saj të mbyllur në shtëpi: “Tani kam vetëm ftohje dhe kollë. Dy ditët e para janë më të rëndat.

Si je?

Tani për tani më ka mbetur vetëm kolla dhe një ftohje Dy ditët e para kisha temperaturë të lartë dhe isha më keq. Tani jam në izolim, po ashtu edhe familja ime, por edhe kolegët.

Pse e mban maskën?

Bashkëjetoj me të dashurin tim, pra ndajmë të njëjtën shtëpi.

Çfarë ke përdorur?

Pasi dola pozitive mora një terapi me takipirinë dhe fluomicil dhe temperatura më ra.

Do i nënshtrohem sërish analizave për të parë nëse vijoj ta kem virusin. Këshilloj për të gjithë të kenë kujdes!