TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajnerët ekipeve kombëtare të moshave kanë filluar një tur seleksionimesh brenda dhe jashtë vendit. Radhën e kishte Italia, ku grupit të trajnerëve u është bashkuar edhe Kristian Panuçi, trajneri i Kombëtares A, siç bën me dije FSHF-ja në faqen e saj.
Në këtë seleksionim, që ka zgjatur dy ditë, janë vëzhguar lojtarë të datëlindjeve nga 2001 në 2006. Të pranishëm kanë qenë edhe dy legjenda kuqezi, Igli Tare dhe Foto Strakosha. Janë vëzhguar 200 tifozë, nga të cilët 140 në Milano dhe 60 në Romë.
Në grupin e punës së trajnerëve kuqezi bënin pjesë drejtori teknik Xhemal Mustedanagiç, Alban Bushi i Kombëtares U-21, Nevil Dede i Kombëtares U-19, Elvin Beqiri i Kombëtares U-17 dhe Armand Dama i Kombëtares U-15. Po ashtu, në këtë grup, në rolin e specialistëve ishin edhe Sulejman Mema dhe Dritan Babamusta