AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 08:56

Aksident në afërsi të Kakavijës, plagosen pesë persona

Aksident në afërsi të Kakavijës, plagosen pesë persona


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në fshatin Derviçan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri nga Gjirokastra dhe katër të tjerë nga Elbasani.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.