TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.
Kjo nuk është hera e parë që shefi i qeverisë shqiptare aludon për këtë çështje. Nëse vija konsensuale e politikës së jashtme të Tiranës ka qenë konstante: “bashkim kombëtar brenda bashkimit Europian”, në shtator të vitit 2015, së bashku me Hashim Thaçin në një intervistë në Ulqin për Baton Haxhiun kryeministri lëshoi sinjalin për herë të parë. Ai i qëndroi tezës për bashkim pas anatërësimit në BE, por asaj i shtoi një por “nëse ky institucion nuk tregon verbëri taktike dhe i ngrin planet për integrimin e ballkanit, atëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bashkohen vetë duke mos e pranuar politikën tërhiq e këput të Brukselit.
Kryeministri shqiptar e ripërtriu provokimin gjatë një vizite në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Duke folur përpara kuvendit të Kosovës Rama propozoi një president të përbashkët mes dy vendeve, përveç ambasadave të njëjta dhe një politike të përbashkët sigurie.
Edhe sot pa u mbushur as një vit nga ideja e Presidentit të përbashkët, në krah të Ramush Haradinajt në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar ka kërkuar hartimin e një strategjie mes dy vendeve për bashkim kombëtar, nëse Europa, që nuk po i hap negociatat Shqipërisë dhe nuk po i liberalizon vizat Kosovës, rrefuzon ti bëjë këto vende anëtare deri në 2025.
Shpesh këto deklarata të shefit të ekzekutivit kanë ngjallur reagimet alarmanet të fqinjëve tanë, por pavarësisht se ka bërë sikur i ka lënë në sheshtje Rama i ka rigjallëruar ato, siç tregon edhe kronologjia e mësipërme e Lapsi.al.
E veçanta e kësaj radhe është se ideja e baskimit po përdoret si një sfidë më e fortë ndaj BE dhe për të po kërkohen të hidhen hapa konkretë institucionalë.
©Lapsi.al