TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e Unazës së re përpos vjedhjes galopante të 40 milionë eurove për 2.2 km rrugë, ka nxjerrë në pah edhe mashtrimet gjigande të dyshes Rama -Veliaj që po bëjnë një propagandë të ethshmme për të mbuluar këtë grabitje. Opozita po nxjerr përditë thënie të kryeministrit të sotëm që pohoi gjatë fushatës 2013 se nuk diskutohet që shtëpitë nuk do të prishen, por puna është si të legalizohen për t’u kthyer në pasuri të ligjshme për banorët. Ai ka shkuar edhe më tej duke pohuar se edhe Enveri po të ringjallet nuk ka gjasë që ato shtëpi të shemben (videot poshtë).
Mirëpo si gjithmonë kur është fjala për mashtrime spektakolare, Veliaj e lë shumë më pas shefin e tij. Kryebashkiaku ka tentuar të bëjë një paralelizëm të cilit i ka dalë boja shpejt: atë midis atyre që protestojnë tek “Unaza e re” dhe atyre që protestonin dikur kundër projektit të Pazarit të ri. Dhe për të bërë këtë antitezë Veliaj ka sjellë shembullin e “ish armikut të tij”, Ylli Hidri (foto poshte), që sot ka biznesin e suksesshëm të restorantit “Markata e peshkut”, i cili po bën para falë reabilitimit që iu bë kësaj zone.
Por, siç del nga një video e publikuar sot në faqen në Facebook “Ne Shqipëria” (shiko poshte) e gjithë kjo fabul është një bllof. Se Ylli Hidri nuk ka qenë një armik (më i madh se ata të Unazës së re) i Veliajt, por një klient për hir të biznesit të të cilit, kryebashkiaku i ka rënë në qafë pronave të 5 qytetarëve të tjerë.
Eshtë e vërtetë se që kur filloi rikontruksioni tek Pazari i ri, Hidri e kundërshtoi projektin, por menjëherë më pas ai bleu vilën ku gjendet sot markata e peshkut dhe me sa duket, nga protestues u shndërrua në klient. Sepse për të rritur biznesin e tij bashkia ndihmoi që të shkatërroheshin pesë biznese të tjera. Ja si e ka teguar vetë “armiku” i Veliajt këtë histori: “Para disa kohësh, më thanë se një vilë në zonën e Pazarit të Ri është bosh dhe shitet. Më pëlqente shumë si vilë, nuk doja të shkëputesha nga Pazari i Ri, prandaj e bleva edhe pse pazari ishte në fillim të ndërtimeve e ishte me rrezik si do të shkonte…. Vila ishte e rrethuar me pesë dyqanet e veta. Për ta hapur më tepër ambientin, i kërkova Bashkisë të vinin për t’i shembur” ka thënë ai për Dritare.net.
Pra aq e fortë paska qenë lidhja restorant bashki sa ndërtesat qenkan prishur me thirrjen e të parës. Dhe siç dëshmon me zërin e saj në videon e “Ne Shqipëria” një nga familjaret që ushtronin biznes aty, dyqanet e tyre u shembën.
Në atë kohë, familjet e prekura e denoncuan prishjen e pronave të tyre pa të drejtë. Merita Bollati, Doloreza Qoli, Emanuela Kaimi, Sana Velaj dhe Bajame Koçi, pronarë të dyqaneve, i treguan FaxËeb, se ishin kërcënuar nga Ylli Hidri, pasi nuk kishin rënë dakord për t’ja shitur ambientet.
Dhe trupat e Veliajt u vunë përkrah armikut të shndërruar në klient edhe për arsyen e thjeshtë se ishte i afërt me deputetin socialist Xhemal Qefalia. Kjo është historia e një abuzimi të cilin Veliaj e solli si shembull në ditën kur ndezi pemën e krishtlindjeve tek pazari i ri.
Si gjithmonë për të mbrojtur kuzën, ai nxiton të tregojë se është i aftë të jetë një gënjeshtar më i paskrupullt dhe me më pa limit sesa Rama, i cili nuk bëri asgjë më shumë sesa u tha banorëve të Unazës së re, një rrenë elektorale. /Lapsi.al/