TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive.
Mëngjesin e së hënës ai zuri vendin e një anëtari të thjeshtë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore të cilin e ka drejtuar për shumë vite derisa mori një vend në qeveri.
Mbërritja e tij nuk mund të kalonte pa urimet e mirëseardhjes së kolegëve. I pari ishte kryetari i komisionit Ulsi Manja që e vlerësoi Xhafajn për punën e bërë në këtë komision.
“Mirëserdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët”- tha Manja.
Ish-ministri i Brendshëm nuk byri komente ndërsa e kaloi situatën me një buzëqeshje. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës. Xhafaj dha dorëheqjen në mënyrë të papritur në 27 tetor. Vendin e tij e mori pas një odiseje ligjore Sandër Lleshaj.
