TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ish-ushtarakë shqiptarë të kthyer nga misionet paraqesin shenja posttraumatike”. Kështu thuhet sot në një kronikë të Deutsche Welle.
Sipas medias gjermane, vitet e fundit ka pasur raste të përfshirjes së këtyre ushtarake në ngjarje kriminale. Studimi i Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim rendit 26 raste kriminale, grabitje bankash, vrasje, përfshirje në organizata kriminale.
Redion Qirjazi e ka hulumtuar këtë kategori dhe ka intervistuar prindërit e të ndjerit Maringlen Bramati. Nënoficeri i Forcave Komando, Maringlen Bramati u vetëvra pesë vite më parë.
Ai kishte shërbyer në 5 misione paqeruajtëse, në Irak, Çad dhe Afganistan dhe kishte përjetuar dhe vdekjen e shokut të tij Feti Vogli.